MENU
klinika

"Puçistët donin të shuanin pluralizmin"

“McGonigal”/ Berisha mbledh Kryesinë e PD: Veprimet e Edi Ramës, të barabarta me një grusht shteti

31.01.2023 - 20:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot Kryesinë për të diskutuar në lidhje me mobilizimin për protestën që opozita pritet të zhvillojë pas shpërthimit të skandalit McGonigal.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet strategjia e protestës, data dhe mënyra sesi demokratët do të organizohen.

Kryetari i PD tha dje se me lidhjet me McGonigal, kryeministri Edi Rama ka dëmtuar rëndë miqësinë Shqipëri-SHBA dhe për këtë do të marrë një përgjigje nga populli.

Protesta e PD vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

Berisha: Të nderuar anëtarë të Kryesisë së PD, sekretarë të PD, qytetarë dhe qytetare. Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate kur një vend që i detyrohet më shumë se çdo vend tjetër SHBA, Shqipëria merr përsipër i korrupton vendit udhëheqës së NATO, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, një nga njerëzit kryesorë të sigurisë, është Edi Rama. Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm. Do të thotë të kryesh një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdolloj limiti, çdolloj linje. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik që është pluralizmi për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës është krim makabër. është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin që të shuajnë pluralizmin.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!