MENU
klinika

“Gëzuar Ditëlindjen mami!"

Melinda Ademi uron të ëmën e ndjerë!

26.01.2023 - 12:03

Humbja e një prindi është një nga fatkeqësitë më të mëdha e ngjarjet më të rënda që mund të të ndodhë në jetë. Jeta vazhdon, por asnjëherë njësoj pa ta.

Fatkeqësisht, këngëtarja Melinda Ademi ka humbur dy vite më parë nënën e saj, që u nda herët nga jeta. E pikëlluar nga kjo humbje, Melinda vendosi të qëndronte pak larg muzikës e publikut, për të mbledhur të gjitha forcat e saj e për t’u rikthyer më e fortë se kurrë.

Në ditë si këto, këngëtarja e kujton të ëmën me mall e me dhimbje, ndërsa fjalët e Melindës na i mbushën sytë me lot. Krahas një fotoje të vjetër me të ëmën nga fëmijëria, Melinda shkruan:

“Gëzuar Ditëlindjen mami. Kanë kaluar pothuajse dy vite pa ty, u prefsh në paqe. Dashuria ime për ty është e pafundme”


Nëna është personi më i pazëvendësueshëm në jetë ndaj nëse jeni me fat që ende e keni pranë jush, thjesht telefonojeni tani për ta pyetur si është dhe për t’i treguar që e doni shumë. Ndonjëherë për fat të keq, ia kuptojmë vlerën njerëzve në jetën tonë vetëm kur nuk i kemi më, ndërsa jetojmë përgjithmonë me kujtimin e tyre derisa mbyllim sytë edhe vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht"

Melinda Ademi rrëfen mes lotësh momentet e fundit me nënën

“Keni shkuar tek mjekët me foton time”?

Melinda Ademi “thumbon” hapur koleget


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain