Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Charles McGonigal, former special agent in charge of the FBI’s counterintelligence division in New York, leaves court, Monday, Jan. 23, 2023, in New York. The former high-ranking FBI counterintelligence official has been indicted on charges he helped a Russian oligarch, in violation of U.S. sanctions. (AP Photo/John Minchillo)
McGonigal përballet me dy akuza në SHBA, ku njëra prej tyre lidhet me marrjen e parave nga një oligark rus për të fshirë emrin e tij nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra lidhet me vizitat e tij në Shqipëri dhe marrjen e një sasie parash prej 225 mijë euro nga një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Sipas mediave botërore, ai ka pasur takime edhe me kryeministrin Edi Rama. Më herët, Kryeministri Rama ka folur lidhur me McGonigal, për të cilin ka thënë se ka qenë dhe është miku i tij dhe ka shtuar se akuzat ndaj tij nuk kanë të bëjnë me të dhe vendin tonë. “Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA.
Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua, sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha. Por, është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita.
Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama.