MENU
klinika

“Është njeri i mirë, prandaj kemi…”

Mos vallë Loredana po mendon rikthimin me Mozzik?

30.01.2023 - 12:59

Reperja e njohur Loredana Zefi ka qenë së fundmi në ‘Live-Stream’ me një artist gjerman.

Teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, ai e ka ngacmuar këngëtaren në lidhje me ish-partnerin e saj Mozzik, me të cilin ndan edhe një vajzë Hanën.

Teksa intervistuesi e pyeti nëse mund t’i drejtonte pyetje rreth Mozzik, reperja dukej se nuk e kishte problem.

Ai i tha Loredanës se shpreson që ajo dhe reperi të kthehen sërish bashkë: “Shpresoj të kthehesh prapë me Mozzik“-por reperja ia ktheu: “Kjo nuk ishte pyetje, por urdhër!”

Ndërkoh ai shtoi: “Mozzik është djalë i mirë!”.

“Meqë po e thua ti”– ia ktheu ajo.

Më pas artisti e pyeti: “A po thua që nuk është njeri i mirë?”, ndërsa repreja u përgjigj: “Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”

Kujtojmë se historia dy repërëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik.

Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre. Pasi Mozzik rrëfeu në këngën e dedikuar vajzës së tij se arsyet e ndarjes nga Loredana ishin tepër të ‘rënda’ sa nuk mund të tregoheshin, duket se tani është rradha e reperes për t’i thënë dy fjalë.

Disa ditë më parë, Loredana ka publikuar dhe këngën e saj më të re “Oft Vertraut”,ku flet për një histori dashurie e cila ka përfuduar për shkak të tradhtisë së partnerit dhe fansat mendojnë se ky është një dedikim për Mozzik.

Pjesë nga teksti këngës:

“Të kam besuar kaq shpesh, kam besuar çdo fjalë, por disa gjëra, jo, nuk ndryshojnë kurrë. Ti thua se je gati tani dhe dëshiron të provosh përsëri. Është tepër vonë për këtë tani, gjithë të mirat në rrugën tënde.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik