MENU
klinika

Aksident në Berat

Motori përplas gruan, 55-vjeçarja përfundon në spital

21.01.2023 - 11:24

Një grua 55 vjeçe është përplasur nga një motor në momentin kur ishte duke shkuar për në punë. A.Tahiri, punonjëse në një nga fasoneritë e qytetit u aksidentua nga një motor që më pas u largua me shpejtësi nga vendngnjarja. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotm në orën 6:30, në lagjen “Çelepias” të Beratit.

Gruaja e aksidentuar ndodhet në Spitalin Rajonal Berat ku po merr ndihmën e parë mjekësore për shkak të plagëve të shumta që ka marrë nga përplasja.

Policia ndërkohë po punon për kapjen e drejtuesit të motorit që e la gruan të shtrirë në rrugë dhe iku nga vendi i ngjarjes. Bashkë me dëshmitarët që janë marrë në pyetje, policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie që ndodhen në bizneset e zonës.