MENU
klinika

Ariu në Mars!

NASA zbulon strukturën e çuditshme në sipërfaqen e planetit

29.01.2023 - 11:42

Astronautët e NASA kanë zbuluar së fundmi një strukturë të çuditshme në Mars, ajo i ngjan fytyrës së një ariu duke shënuar edhe një rast tjetër në të cilin formacionet shkëmbore në Planetin e Kuq kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve për të parë tipare të njohura në objekte të rastësishme.

Formacioni i çuditshëm gjeologjik në Mars përbëhet nga dy kratere që duket se përbëjnë sytë e “ariut” dhe një kodër të shembur në formë V për feçkën e tij, sipas Universitetit të Arizonës, i cili ka një kamerë me rezolucion të lartë në bord.

“Është si një kodër në formë V që jep pamjen e hundës, duken dy sytë, e këto janë si të futura në rreth, që duket si koka”, tha Universiteti i Arizonës.

Studiuesit thonë se forma e rrethit mund të jetë për shkak të një mbivendosje, ndërsa struktura e ngjashme me hundën mund të jetë mbetje vullkanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NASA kërkon vullnetarë, ja për çfarë bëhet fjalë

“Pushime” të veçanta për 8 muaj!