MENU
klinika

Ministri u vonua...

Ndodh në Kosovë, gazetarët braktisin konferencën

25.01.2023 - 18:03

Gazetarët dhe kameramanët e mediave në Kosovë, të cilën do të merrnin pjesë në konferencën e organizuar nga ministri Hekuran Murati, kanë bojkotuar. Kjo, për shkak të vonesës së ministrit, ndryshe nga orari që kishte njoftuar.

Gazetarët janë shprehur se kanë pritur më shumë se 40 minuta për dy qeveritarët, Murati dhe ministren Arbërie Nagavci.

Për këtë episod ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke iu dhënë të drejtë gazetarëve, pasi sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që atyre ju ndodh një vonesë e tillë.

AGK-ja ka bërë edhe një kërkesë për qeverinë, duke i kërkuar asaj që të jetë me e saktë me vendimmarrjet dhe gjithashtu të vendosë interesin publik në rend të parë.