MENU
klinika

Shtëpia e rreth 336,200 njerëzve

Në qytetin më të ftohtë në botë!

07.01.2023 - 11:42

Në një letër që eksploruesi i Antarktidës Ernest Shackleton i shkroi shoqes së tij Kitty Pogson, një socialiste në Londër, gjatë ekspeditës së tij në shtator 1902, ai përshkruan të ftohtin ekstrem dhe efektet e tij katastrofike mbi ekuipazhin.

“Fatkeqësisht humbëm një nga njerëzit tanë në një stuhi shumë të keqe dhe gati humbëm një nga togerët dhe tre burra të tjerë,” shkroi Shackleton . “Moti është goxha i ftohtë tani, temperatura më e ulët ka qenë -62 F [minus 52.2 C].”
Në ditët e sotme, mijëra njerëz – kryesisht shkencëtarë – vizitojnë Antarktidën çdo vit. Edhe pse Antarktida është kontinenti më i ftohtë, banorët e qyteteve në pjesë të tjera të globit rregullisht kanë temperatura po aq të ftohta.

Pra, cili është qyteti më i ftohtë në botë?

Ky vlerësim i përket qytetit rus të Yakutsk. I vendosur në Siberi, një nga rajonet më të ftohta dhe më pak të populluara në botë , Yakutsk është shtëpia e rreth 336,200 njerëzve, shumë prej të cilëve punojnë për Alrosa, një kompani që drejton një minierë diamanti në qytet.

Temperaturat në Yakutsk kanë arritur në minus 76 gradë Fahrenheit ( minus 60 gradë Celsius ). Disa banorë këmbëngulin se kanë përjetuar ditë shumë më të ftohta, por ata nuk kanë qenë në gjendje ta verifikojnë këtë sepse “termometri lexon vetëm deri në -63 C [minus 81.4 F]”, sipas një interviste nga BBC .

Megjithatë, ndërsa Yakutsk është qyteti më i ftohtë, ka vende të tjera, më pak të populluara të banuara përgjithmonë, që janë edhe më të ftohta. Oymyakon, një vendbanim rus me rreth 500 njerëz, arriti një temperaturë minus 96.2 F (minus 71.2 C ) në 1924.

Disi çuditërisht, Yakutsk dhe Oymyakon nuk janë aq afër njëri-tjetrit. Ata kanë një distanncë 577 milje (928 kilometra).

Pra, pse këto dy vende janë kaq të ftohta? Dhe pse njerëzit vazhdojnë të jetojnë në këto mjedise të vështira, të pamëshirshme?

Siberia është aq e ftohtë për shkak të një “kombinimi të gjerësisë gjeografike të madhe dhe të një mase të madhe tokësore”, tha Alex DeCaria, një profesor meteorologjie në Universitetin Millersville në Pensilvani.

Ekstremet e temperaturës globale – të larta dhe të ulëta – priren të ndodhin mbi kontinente, sepse toka nxehet dhe ftohet më shpejt se oqeanet. Në rastin e Siberisë, bora dhe mbulesa e akullit gjithashtu luajnë një rol, pasi ato ndihmojnë në mbajtjen e rajonit të freskët duke reflektuar rrezatimin diellor që shkon përsëri në hapësirë.

Ky kombinim faktorësh ka çuar në krijimin e një zone të madhe, gjysmë të përhershme me presion të lartë që formohet mbi Siberi në dimër, e njohur si “I Larti Siberian”.

“Presionet e larta mbi kontinentet me gjerësi të lartë janë të njohura përgjithësisht për ajrin e qëndrueshëm, lagështinë e ulët dhe qiellin e pastër, gjë që rezulton në temperatura shumë të ftohta të sipërfaqes,” tha DeCaria.

Kjo për shkak se lagështia e ulët dhe qielli i pastër lejojnë që rrezatimet me valë të gjata ( infra të kuqe dhe mikrovalë ) të emetuara nga Toka të arrijnë në majë të atmosferës dhe të emetohen në hapësirë, duke rezultuar në temperatura të ftohta të sipërfaqes.

Pra, pse njerëzit vazhdojnë të jetojnë në këto vende armiqësore siberiane?

“Unë mendoj se njerëzit krenohen me vendin ku jetojnë dhe zgjuarsinë që kanë për të jetuar me sukses në vende të vështira’’, tha Cara Ocobock, një antropologe biologjike dhe drejtoreshë e Laboratorit të Energjisë Njerëzore në Universitetin e Notre Dame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Temperatura -38.6 gradë është mesatarja...

Si duket qyteti më i ftohtë në botë?