Në episodin e parë të “Për’Puthen Prime”, opinionistja e programit, Neda Balluku, zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Ogreni, do të bëhen prindër për herë të tretë.
“Ka qenë mendimi im që kur e zbuluam: Bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Por ja që ndonjëherë… është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur ti bën plane të tjera. Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur. Të papritur, por shumë të dashur.” – u shpreh ajo.
Neda, nënë e dy djemve, zbuloi në program se do të bëhet tani nënë e një vajze.
Neda dhe Ogreni u njohën në “Big Brother 4” dhe patën një nga historitë më të diskutuara të atij sezoni. Ata u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.