MENU
klinika

Hatërmbetjet nuk janë shuar!

Olsa Muhameti flet për Tean: Mund ta kisha dëmtuar shumë

14.01.2023 - 12:51

Më shumë se dy vite kanë kaluar, por hatërmbetjet mes Tea Trifonit dhe Olsa Muhametit nuk janë shuar! Këtë e ka konfirmuar vetë autorja e “Për’puthen” gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme.

Tea ka folur më herët në nëj diskutim në “Big Brother Vip” për historinë e famshme me Andin dhe Beartin, duke theksuar se gjithçka me Andin ishte shoë dhe se këtë gjë e ka bërë “si me shtysë.”

Mirëpo ditën e sotme ka pasur diçka për të thënë edhe Olsa, e cila në përgjigjen e saj vuri theksin te fakti se “mund ta kishte dëmtuar shumë Tean si personazh.”

“Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne. Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa.

Sa i përket, Efit dhe Mikelës, dy ish-konkurrenteve të tjera të “Për’puthen” që u bënë pjesë e “Big Brother Vip”, ajo tha se është e kënaqur me to.

“Jam shumë e kënaqur që Efi po del si Efi dhe jam shumë e kënaqur me udhëtimin e saj. Edhe Mikela po del si Mikela, ka shkuar te ajo që është”-tregoi Olsa.

Erling Haaland do të bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi zbulon se partnerja e tij është shtatzënë në fushën e blertë

“Nuk ka qenë kriter vetëm bukuria”

Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York

Mirëpriti në jetë fëmijën me ish-partneren 54 vite më të vogël

Al Pacino tregon si është të bërit baba në moshën 83-vjeçare

U cilësua si një nga vajzat më të bukura në botë!

Si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Jeta e aktorit pas vdekjes së Konstandinës

Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh: Zoti më sprovoi, por…