MENU
klinika

“Nëse e fitoj BBV nuk dua asnjë lek”

Olta e nervozuar: Vetëm do shaj që ta zeroj shifrën!

23.01.2023 - 14:53

Olta Gixhari është shprehur e revoltuar që banorët votuan ta nxirrnin Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes nga dhoma ku qëndronin. Ajo u shpreh se këngëtari është shkaktar që çmimi i madh është ulur, prandaj sot e tutje do veprojë njësoj.

Madje Olta bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse e fiton “Big Brother VIP2” nuk do asnjë lekë.

“Vetëm do shaj që ta zeroj shifrën. Nëse e fitoj Big Brother nuk dua asnjë lek. S’kam nevojë fare. Unë do harxhoj gjithë shifrën deri në fund”, tha Olta.