MENU
klinika

Debatet mes aktorëve

Olta ofendohet nga Genti: Do marr valixhet do largohem!

06.01.2023 - 11:13

Debati mes Olta Gixharit dhe Gent Hazizit është rindezur sërish ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother”, këtë hetë me tone më të ashpra e me epitete që deri më tani nuk ishin dëgjuar mes tyre. Një debat i mbartur prej ditëve të shkuara në fakt, i diskutuar edhe në Prime, këtë herë ka rinisur për shkak të larjes së enëve në shtëpi e është zhvilluar edhe më shumë, deri në pikën që Gixhari ka paralajmëruar daljen nga shtëpia.

Kështu, fillimisht debati ndodhi në kuzhinë, mes hatërmbetjeve të vjetra dhe zhvillimeve të reja.

Më pas Olta tha mendimin e saj të pakursyer për kolegun dhe ish-mikun.

E në fund, e nervozuar, aktorja tha se nëse Genti vazhdon me batutat e tij, do “marrë valixhet e do largohet nga shtëpia”, ndërsa banorët e tjerë e siguruan që do të penalizohej për to.

Padyshim një nga rivalitetet më të forta deri më tani brenda shtëpisë.

Duket se pas një dite të gjatë me debate e diskutime, deri në përdorim epitetesh dhe batutash mesa kemi kuptuar jo të hijshme, Gent Hazizi dhe Olta Gixhari i kanë dhënë fund ‘rivalitetit’, të paktën për sot, teksa ka qenë aktori që i ka kërkuar falje koleges së tij.

Kështu, pasi i kërkoi falje të gjithë banorëve për tonin e tij të zërit që ishte shëndrruar në problem, Genti shkoi specifikisht tek Olta për t’u sqaruar duke e ‘parë në sy’.

Kështu, ai i kërkoi ndjesë për batutën që bëri Oltën të paralajmëronte edhe largimin nga shtëpia, madje edhe ta kërcënonte ish-mikun e saj, e megjithatë, ai sërish tha se nuk kishte qenë aspak në konotacionin që Gixhari kishte menduar dhe kishte ‘shitur’ tek të tjerët. E si ishte reagimi i asaj pas ndjesës? Me një shikim të ftohtë dhe një ‘Genti të lutem lëre këtë muhabet’.

A do të thotë kjo që gjërat mes tyre janë rregulluar apo ky është vetëm fiilimi i ‘rivalitetit’?