MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Omonia dhe PBDNJ zyrtarizojnë kandidatët

23.01.2023 - 12:32

Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) kanë zyrtarizuar kandidatët për Bashkitë Dropull, Finiq dhe Himarë për zgjedhjet e 14 Majit.

Siç bëhet me dije, Thanas Maneka është kandidat për Dropullin. ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.

Ndërkohë, kandidat për bashkinë e Himarës do të jetë Fredi Beleri.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule konfirmoi pak kohë më parë se në këto tre bashki, kjo forcë politike do të dalë me kandidatët e saj, duke u shprehur i bindur se kanë mjaftueshëm shanse për të fituar.

PS ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Himarën, ndërsa Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka theksuar se do mbështesë kandidaturat zyrtare të aleatëve.