MENU
klinika

I morën 5000 m² tokë një shtetasi (emrat)

Operacion policor, arrestohet ish-juristi i Hipotekës së Durrësit

18.01.2023 - 10:51

Ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe dy persona të tjerë u arrestuan nga policia gjatë një operacioni të koduar “Kthimi”, pasi akuzohen se i morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Artur Isaku, 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;
Zyber Dema, 72 vjeç, dhe Faik Ibrahimi, 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren”, tha policia e Durrësit.

Njoftimi nga policia Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kthimi”.

I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe 2 shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër.

Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;
Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin