MENU
klinika

I përloti të gjithë me historinë e tij

Pas daljes nga BBV, Eni Tare tregon reagimin e të atit

27.01.2023 - 11:37

Eni Tare përloti shumë shqiptarë me historinë e dhimbshme familjare që rrëfeu spektaklin e kaluar në “Big Brother Vip Albania” dhe kurioziteti për marrëdhënien me të atin nuk kishte si të mungonte.

Eni tregoi se priste një mesazh nga i ati pasi doli, por s’ i erdhi. Më tej ai sqaroi se ka pasur komunikim me të si çdo ditë, duke shtuar se babai e kishte mbështetur.

“A e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, e di sa i vërtetë ishte rrëfimi që unë bëra. Më tha mirë, nëse për ty ajo gjë do të vlejë për të ardhmen tënde, për mua nuk ka problem. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar. Tani jemi mirë. Më tha jam këtu për ty, me pak fjalë më mbështeti“, tha ai në “Ftesë në 5”

Eni rrëfeu këtë të martë se që kur ka qenë në moshën 10-vjeçare e ka ndjerë mungesën e të atit. Ai tregoi se babai i tij nisi alkoolin dhe dhunonte nënën e tij, e cila gjithashtu kishte abortuar dy fëmijë në atë periudhë. Megjithatë, Eni tha se e kishte falur të atin duke besuar se ai do ndryshojë. Ish-banori i “BBV”, tregoi se i kërkoi të ëmës të rikthehej me të, por pas kësaj kuptoi që i ati nuk kishte ndryshuar. Eni tha se e ndjen veten fajtor për të gjitha gjërat që ka kaluar mamaja e tij.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?