MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

PD dërgon në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ

27.01.2023 - 15:22

Partia Demokratike ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Afati për dorëzimin e emrave mbaron ditën e diel në mbrëmje, ç’ka ka sjellë dhe lëvizjet e PD.

Sipas BalkanWeb, lista me emra mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Ndërkohë që KQZ-ja do të shprehet me vendim kur të dorëzojë listën me emra dhe grupi i Alibeajt, i cili do t’i depozitojë emrat ditën e hënë.

Vetëm pak ditë më parë Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ, do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon numërimi në Shkodër

Bardh Spahia rikonfirmohet garues në zgjedhje