Pema 500-vjeçare në fshatin Drizar të Mallakastrës rrezikon te thahet pasi para 15 vitesh njëra nga degët e pemës gjigante është goditur nga rrufeja.
Edhe pse pema është shpallur monument natyre dhe është në kujdesin e zonave te mbrojtura, nga institucionet përkatëse nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ali Isufi, kryeplak i fshatit Drizar, disa herë ka kërkuar ndërhyrje.
Ky biomonument njihet edhe me emrat “Rrapi i Ujit’’ ose “Rrapi i Vodicës’’ dhe është i vendosur në luginën e ‘’Përroit të Thatë’’, fare pranë autostradës Levan-Tepelenë. Banorët mendojnë se ky dru ka një moshë rreth 500-vjeçare dhe i ka rezistuar jo vetëm kohës por edhe fenomeneve atmosferike.
Më një lartësi mbi 30 m dhe perimetër të trungut afro 8 metër, rrapi, krijon një kurorë në, e cila e ka shndërruar atë në një vend takimi, qëndrimi ose çlodhje nder shekuj për banorët e zonës dhe karvanët që kalonin dikur.
Banoret kanë ditur gjatë kohës që ta ruajnë atë siç janë kujdesur për të ruajtur këngët, vallet, zakonet dhe traditat e kësaj zone.