MENU
klinika

Arrestohet autori

Përfundon në spital pas sherrit banal një 28-vjeçar

03.01.2023 - 12:24

Autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit në Sukth të Durrësit këtë mëngjes është vënë në pranga.

32-vjeçari me inicialet G.H. është kapur nga forcat blu një orë pasi qëlloi me armë zjarri drejt të riut me inicialet L.P.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.