MENU
klinika

Ngjarja ndodhi pas një konflikt të çastit

Plagosja në Fier, policia shpall në kërkim autorin

13.01.2023 - 14:56

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Fier. Policia ka shpallur në kërkim autorin A. N., 52 vjeç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e 52-vjeçarit.

Njoftimi i policisë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier