MENU
klinika

"Po të kishte diçka nën rrogoz…"

Porti i ri i Durrësit/ Rama i përgjigjet akuzave për kontratën

30.01.2023 - 12:34

Kryeministri Edi Rama, në ditën që u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”, i dha një përgjigje dhe të gjitha kritikave dhe akuzave të ngritura nga opozita dhe ekspertët për këtë kontratë, e cila sipas Ramës “nuk ka diçka nën rrogoz” dhe tha se “është e drejtë” dhe për këtë solli si tregues faktin që shteti shqiptar do të jetë ortak me 33% të aksioneve.

“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin🇦🇱
Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur“, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij në aktivitet, kryeministri i thuri lavde kompanisë së investitorit Mohamed Alabbar.

Edi Rama: Projekti do të sjellë mbrapa në vendin e tyre njerëz jo vetëm nga Durrësi por e vende të tjera për të punuar këtu në Shqipëri se për natyrën e këtij investimi e ambicien, është pozicioni në radhën kryesore të konkurentëve në Mesdhe, në një botë marramendëse si është ajo e turizmit.

Durrës Marina do duhet të bëjë realitet ato që ne sot vetëm i dimë nga konkluzionëet logjike të një investimi që është mbase më i madhi dhe në rajon.
Vjen nga vendosja e një themeli të ri për Shqipërinë turistike, të së nesërmes, një vend që krijon besim e me rezultatet e arritura deri tani shfaq një potencial të jashtëzakonshëm.

Modeli i ri i zhvillimit në raport me mjedisin që sjell ky investim. Pak është folur për gjithë transformimin e vijës bregdetare që sot është e stërndotur nga dekada e hedhjes së mbetjeve të anijeve ngjitur me plazhin më të madh do transformojë parametrat mjedisor të një zone nga më të ndoturat e ndotëse. Investimi do sjellë e zgjidhje të reja për energjinë, eficiencën energjitike, për të garantuar energji të gjelbër, përmes diellit e për të garantuar energji të lirë për ata që do shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të apartamenteve.

Dua të falenderoj të gjithë skuadrën tonë që ka qenë fantastike në një punë jo të lehtë me një kompani luan në botën e ekonomisë globale e me një sipërmarrës si miky ynë Mohamed Alabbar që njihet botërisht për cka ka bërë, për eksperiencën e ka kapacitetet të angazhojë skuadra juristësh nga më të mirët në botë e Shqipëri e skuadra jonë ka qendruar me shumë vendosmëri për të arritur një kontratë të drejtë e në të cilën për herë të parë shteti shqiptar është ortak i drejtpërdrejtë me 33 % të aksioneve se procesi nuk ka asgjë nën rrogoz se po të kishte dicka nën rrogoz shteti s’do kishte dot mundësinë të merte 33% të aksioneve.

Kjo është një tjetër arsye për të qenë krenar, si deputeti i Durrësit, të mbështesim me gjithë forcën këtë projekt dhe e shoh me gëzim ditën kur të gjithë ne do shikojmë këtë ëndërr të kthyer në realitet e do mund t’ju themi fëmijëve tanë se ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt që do jetë lokomotiv e re zhvillimi ekonomiok e social për Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë kërkon Brukseli?

Porti i ri i Durrësit shqetëson BE