MENU
klinika

Qytetarëve francezë do u kërkohet të punojnë deri në 64 vjeç, nga 62 aktualisht

Protesta masive në Francë, kundër reformës së Macron për të rritur moshën e pensionit

19.01.2023 - 20:11

Franca është përfshirë nga protesta masive që kanë paralizuar shërbimet e trenave, fluturimet, shkollat ​​dhe bizneset, këtë të enjte. Sindikatat e punëtorëve kanë dalë masivisht në rrugë kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Protestat në qytetet kryesore franceze, duke përfshirë Parisin, Marsejën, Tuluzën, Nanten dhe Nisën, sollën ndalimin e shërbimeve të transportit të enjten. Kulla Eifel ishte e mbyllur për vizitorët dhe rrjeti energjetik i vendit ishte gjithashtu në vështirësi.

Tetë nga sindikatat më të mëdha kanë bërë thirrje për “ditën e parë të grevave dhe protestave” kundër reformës së pensioneve të shpalosura nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron. Qytetarëve francezë do u kërkohet të punojnë deri në 64 vjeç, nga 62 që janë aktualisht, për një pension të plotë shtetëror.

Philippe Martinez, sekretari i përgjithshëm i sindikatës më të madhe të Francës CGT, u tha gazetarëve se ai priste që numri i përgjithshëm i protestuesve të kalonte 1 milion.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin i tha radiostacionit francez RTL të mërkurën se mbi 10,000 policë dhe personel ushtarak do të vendosen në protesta, duke përfshirë 3,500 oficerë të stacionuar në Paris.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Priten greva dhe protesta masive

Franca sërish në kaos?!