MENU
klinika

Dritan Hila

Pse Berisha sot ndjehet i kërcënuar nga Basha!

19.01.2023 - 14:06

Gazetari Dritan Hila analizoi situatën politike në partinë demokratike, ku tha se Sali Berisha nuk ka interes që gjykata të japë një herë e mirë një vendim se kujt i takon logo e partisë. Hila foli për fatin e PD-së së përçarë dhe rolit politik të Berishës, për të cilin tha se ndjehet i kërcënuar nga Lulzim Basha.

“Partia demokratike dhe fraksionet e saj nuk kanë interes të marrin logon. Berishës nuk i intereson që ky gjyq të marrë fund. Berisha e di shumë mirë që nuk ka numrat për të dalë i fituar. Berisha e di mirë që në këtë gjendje që është opozita, nuk mund të arrijë fitoren dhe në vend të punojë për fitoren po punon për të gjetur justifikimet e humbjes.

Berisha nuk është ai kundërshtari i vendosur, sypatrembur që lufton deri në vdekje. Jo! Berisha është një kafshë politike, sepse po të ishte ndryshe, ai nuk do të ishte në politikë. Politika është arti i kompromisit. Berisha i njeh të gjitha taktikat politike dhe është në gjendje të durojë derisa gjykata të marrë një vendim. Për Berishën është më mirë që gjykata të mos marrë kurrë një vendim.
Berisha ka një frikë: ai është Lulzim Basha. Mbase shumë prej jush nuk do të jenë dakord, por Berisha ka frikë nga fuqia e tij. Basha është njeriu që pëlqehet nga amerikanët dhe partitë popullore. Është një fytyrë e re dhe moderne, që mund ta rrezikojë Edi Ramën.

Basha nuk ka trashëgimi komuniste dhe në një farë mënyre ka ditur të tërheqë shtresën e të përndjekurve politikë. Ose një pjesë të mirë të tyre. Basha e vuri në pozitë të vështirë Berishën, duke e përjashtuar atë.

Basha është një kërcënim për Berishën, sepse në ndryshim nga Alibeaj, Basha ka një imazh të butë që mund të tërheqë elektoratin gri. Basha e njeh Berishën, kanë bashkëpunuar për 16 vjet. Berisha nuk e mendonte kurrë që Basha do të ishte ai që do ta përjashtonte nga PD.

Ka një bërthamë në PD që nuk e përtyp Berishën dhe ky është një shqetësim për të. Por më shqetësuese është marrëdhënia e Bashës me Amerikën.

Fati i PD është drejt shpërbërjes, por frika e Berishës është se në një të ardhme afatgjatë nëse Basha do të dijë të luajë, do të jetë ai që do të komandojë të djathtët”, u shpreh Hila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin