MENU
klinika

"Do t’i japë zemrës së qytetit, jetë të re"

Rama publikon pamje nga bypass-i Gjirokastrës

12.01.2023 - 15:25

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga bajpasi i Gjirokastrës, i cili ditë ditës po merr formë për tu hapur përfundimisht në pranverë.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky bajpas do t’i japë zemrës së qytetit të Gjirokastrës një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në të gjithë zonën muzeale.

Gjithashtu ky projekt do ndihmojë në çlirimin e potencialeve të reja të zhvilliimit të turrizmit, i cili vit pas viti është në rritje.

“Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti”, shkruan Rama krah videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka marrë edhe vulën e UNESCO-s"

Rama publikon pamjet nga by-pass-i i Gjirokastrës

Infrastruktura dhe energjetika

Nga veriu në jug, projektet në buxhetin 2022