MENU
klinika

Ndan fotot familjare

Ret.Gen Piro Ahmetaj, uron kolegun/mikun e tij Ret.Gen për zgjedhjen si President të Çekisë

29.01.2023 - 16:35

Gjenerali në pension i NATO-s, Petr Pavel, është zgjedhur presidenti i ri i Republikës Çeke, duke fituar ndaj kundërshtarit të tij populist Andrej Babis.

61-vjeçari mori 57.6% të votave, treguan rezultatet fillestare të publikuara nga zyra shtetërore e statistikave.

Ai ka marrë urime nga liderë botërorë, si dhe nga kolegë e ish-kolegë.

Mes tyre edhe nga gjenerali shqiptar, Piro Ahmetaj.

“Urimet më të përzemërta për ish/kolegut/mikut tim Ret. Gen Petr Pavel mbi zgjedhjen si President të Çekisë”, shkruan Ahmetaj në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto me Pavel.

Sakaq, ish-gjenerali Pavel do të zëvendësojë Milos Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.