MENU
klinika

SHBA 'fshikullon' Serbinë

Rikthehen sanksionet ndaj radikalëve serbë!

28.01.2023 - 15:01

Në njërën dorë kulaçin, në tjetrën kërbaçin: Teksa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të bindur Serbinë të shkojë drejt në marrëveshjeje finale normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur nga ana tjetër sanksione ndaj anëtarëve të Partisë Radikale Serbe dhe ish-deputetëve të Kuvendit të Serbisë, Vjerica Radeta dhe Petar Jojic, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

“Radeta dhe Jojic, përsa kohë ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), në mënyrë që ata të mos paraqisnin provat inkriminuese kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH, Ned Price.

Në njoftim theksohet po ashtu se sjellja e Radetës dhe Jojicit pengoi procesin gjyqësor dhe për këtë arsye Tribunali i Hagës lëshoi fletarrest ndërkombëtar për ta. Kjo sjellje, siç thuhet, kërcënoi stabilitetin rajonal dhe ndikoi negativisht në interesat e SHBA-së.

Sanksionet përfshijnë edhe djalin e Petar Jojiqit, Gojko Jojic. Ato u vendosën sipas dispozitës 7031 të Ligjit për buxhet të Departamentit të Shtetit, i cili i ndalon individët e sanksionuar të hyjnë në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10.000 veta kanë firmosur peticionin

‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’