MENU
klinika

Publikon sot këngën e re

Rita Ora rrëfen se si e zbuloi që Taika ishte i duhuri për të

27.01.2023 - 11:46

Rita Ora do të publikojë sot këngën e saj të re “You Only Love Me”.

Kjo këngë është dedikim për bashkëshortin e saj regjisorin Taika Waititi, me të cilin ajo u martua vitin e kaluar. Në një intervistë të fundit për revistën British GQ, Rita është pyetur se kur e kuptoi që regjisori me origjinë nga Zelanda e Re ishte i duhuri për të.

“Kur nuk ndjeva një ndryshim, sikur jeta ime u bë më e mirë. Ne ishim vërtet miq të mirë për gjashtë vjet, dhe unë shkova në Australi dhe të dy kishim punë të ndara, dhe nuk dinim vërtet kaq shumë njerëz atje. Ishte bukur të shihje një fytyrë të njohur dhe universet tanë sapo u përplasën.

Kjo ishte ajo”, tha artistja e lindur në Prishtinë. Ajo është pyetur edhe nëse mendon se tabloidet kanë ndërruar qëndrim për të pas martesës, duke theksuar se e mendon këtë gjë në kuptimin e plotë të fjalës. Rita thotë se 100% Nuk e di nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe.

Thjesht ndihem sikur bota e gazetarisë po mendon: ‘Tani kjo është jashtë letrave të gazetës, çfarë do të bëjmë?’. Le të shpikim sikur ata kanë një krizë mes tyre! Pasi të jetë zhdukur kjo mundësi, ata për fat të mirë do të duhet të shkruajnë për punën time, gjë që unë e kam dashur gjithmonë gjithsesi”-përfundoi Rita Ora.

Rita dhe Taika janë janë njohur për vite me radhë, por romanca e tyre lulëzoi tek në vitin 2021 kur këngëtarja shqiptare u gjend në Australi, për spektaklin “The Voice Australia”, në të cilin ishte përzgjedhur të ishte anëtare e jurisë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain