MENU
klinika

"Kristin e paguan dhe shkoi për gallatë"

Robert Aliaj ‘nxjerr zbuluar’ emisionin “Love Story”

17.01.2023 - 11:52

Robert Aliaj Dragot i ka surprizuar të gjithë me deklaratat që ka bërë këtë të martë në “ABC e Mëngjesit”. Ndër të tjera, ai ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke u shprehur se nuk do t’i pëlqente që i biri të krijonte një lidhje me një vajzë të showbizit.

Ndër të tjera, Roberti u ndal edhe te eksperienca që i biri ka pasur më herët në “Love Story”. Ai zbuloi për herë të parë, se Kristi mori një pagesë nga producentet dhe nuk shkoi për të gjetur dashurinë, por për gallatë.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’”, tha ndër të tjera Roberti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Performanca e Ronelës në ‘Eurovision’

Debat mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt: Mos flisni si skutha!