MENU
klinika

Dy pilotët nuk janë gjetur ende!

Rrëzohet avioni ushtarak F-4 Phantom në detin Jon

30.01.2023 - 12:13

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ujërat detare greke. Mësohet se një avion ushtarak F-4 Phantom ka rënë në detin Jon, në zonën detare të Andravidas.

Sipas mediave greke, forcat Ajrore u alarmuan të hënën në mëngjes kur u informuan për rënien e një avioni F-4 në zonën detare pranë Andravidës.

Sipas informacioneve fillestare, F-4 me dy vende, i cili ishte në një fluturim stërvitor dhe i shoqëruar nga një tjetër Phantom, u rrëzua 25 milje detare në jug të aeroportit të Andravidës.

Nga informacionet që nuk janë konfirmuar zyrtarisht thuhet se drejtuesi i formacionit ka njoftuar bazën e Andravidës se ka humbur kontaktin me pilotët.

Nuk është ende e qartë nëse dy pilotët arritën të dilnin me sukses nga avioni. Në të njëjtën kohë, nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur aksidenti ajror, ndërsa kërkimet vijojnë ende.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi