“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa ndikon stresi në shfaqjen e skizofrenisë?
Mjeku: Shpesh ngatërrohen faktorët precipitues me shkaktarët. Faktorët precipitues janë ato që në një moment të caktuar ndihmojnë në shpërthimin e sëmundjes. Stresi mund të jetë faktor, por jo shkak. Për shembull, thonë: “Ishte ushtar, u konfliktua me eprorin dhe u sëmur”. Në këtë rast nuk është konflikti me eprorin ose sjellja e keqe e një x personi që e çon në skizofreni, por stresi e ndihmoi që të shpërthente sëmundja. Megjithatë, po të mos ishte stresi do të ishte diçka tjetër, një tjetër faktor.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.