MENU
klinika

"I takon Putinit të…"

Scholz: Do të bëjmë gjithçka për të shmangur një luftë Rusi-NATO

29.01.2023 - 19:55

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të parandaluar një përshkallëzim të luftës midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s, pasi Berlini këtë javë autorizoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një përshkallëzim i konfliktit ukrainas nga një luftë midis Rusisë dhe shteteve të NATO-s. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha Scholz.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman ka deklaruar se do të vazhdojë të kontaktojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për t’i kërkuar këtij të fundit që të ndalojë luftën në Ukrainë.

“Unë do të flas përsëri me Putinin në telefon, sepse ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë këtë luftë të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë”, tha kancelari gjerman Scholz ndërsa shton se sipas tij për sa kohë që Rusia do të vazhdojë luftën me nivelin aktual të agresionit, situata nuk do të ndryshojë.