MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Shansi i humbur i kandidatëve të Foltores

09.01.2023 - 17:58

Do të kisha besimin se, dikush nga kandidatët e Foltores për bashkitë e vendit, do të fitonte ca vota më shumë, në rast se në seli do të ishte dikush tjetër “i parë”. Do të besoja se kandidatët e Foltores do të merrnin ca vota më shumë në 14 Maj, në rast se, nuk do të ishin veglat e Berishës, apo nuk do të vinin nga partia që gjithmonë ka mohuar humbjen në zgjedhje. Shansi i tyre ka humbur, ende pa ardhur 14 Maji, ende pa nisur mirë fushata, edhe tek i shikon se si dalin në mexhilis, dhe shpikin lloj-lloj akuzash për ata që drejtojnë, punojnë dhe ndërtojnë qytetet tona.

Ende pa nisur mirë fushata, kandidatët e Foltores kanë nisur “aksionet” e tyre në lagjet dhe zonat e qyteteve. Po ankohen pse po investohet, pse po ndërtohen rrugët, lulishtet, ujësjellësat, pse po rikonstruktohet rrjeti kanalizimeve, pse po pastrohe qytetet, lagjet, rrugicat, pse po mbillen qindra dhe mijëra pemë, pse po punësohen të rinjtë, etj,etj…

Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm kandidatët e Foltores. Pa prezantuar asgjë para qytetarëve, ata kanë nisur të nxijnë dhe zhbëjnë gjithçka të arritur deri sot. Ata ashtu si kryetari i tyre, nuk duan rindërtimin, zhvillimin, nuk duan investimet, punësimin, shkollimin, nuk duan shkollat dhe spitalet e reja. Duan të mbetet gjithçka, siç e lanë ata në 2013. Ata janë gati të vuajë çdo qytetar i këtij vendi, vetëm të marrin ca vota më shumë. Psikologjia e tyre është blerja e votave, motivimi i tyre është mohimi i çdo suksesi, dhe bërja hasha e çdo investimi. Atyre (pra kandidatëve të Foltores) u vret syrin çdo shkollë e re, çdo qendër shëndetsore e re, çdo inagurim i kryeministrit Rama , çdo iniciativë e ndonjë investitori të huaj.

Ata e duan vendin të jetë siç e lanë ata në 2013. Ky është një shkak madhor, që shqiptarët në 14 Maj, tu japin me votën e lirë, atë që meritojnë, humbjen e madhe. Kandidatët e Foltores, që kanë dalë nga zyra e Berishës dhe jo “primaret e partisë”, do të futen në fushatë me shansin e humbur, dhe shpresën e munguar. Ata nuk ngjallin më frymëzimin e duhur tek qytetarët, veç një pjese, tek e cila besojnë se do t’ju japë ca vota. Berisha ata i ka planifikuar ti ‘djegë” si emra dhe figura të asaj force politike. Ata do të jenë “shkaku i humbjes së bashkive”, dhe kjo gjithmonë sipas ish-liderit historik. Fajtori do të jenë ata, dhe jo Berisha, shkaku do të jenë ata (fushata e tyre e dobët) dhe jo “non-grata” dhe imazhi negativ i PD. Edhe pse shumica e tyre e dinë fare mirë se, Berisha po u pergatit përjashtimin dhe fajësimin për humbjen e 14 Majit, sërish nuk tërhiqen nga gara elektorale.

Të pretendosh se do të fitosh në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Durrës, Fier, Vlorë, e gjetkë, ku janë investuar miliona euro nga qeveria, dhe është punuar për rritjen nivelit ekonomik të qytetarëve, ndërtimin e një infrastrukture të re dhe moderne, ndërtimin e shkollave, kopështeve dhe çerdheve, parqeve dhe ambienteve shlodhëse, ku është punuar fort për fuqizimin e biznesit dhe punësimin, dhe po vazhdojnë të zbatohen projekte të shumta zhvillimi, kjo është përtej kufinjve të absurditetit. Por ja që kandidatët e Foltores, do ta provojnë edhe kësaj here shansin e humbur, ndoshta për të bindur vehten, për kohën e harxhuar duke ndjekur pas njeriun e gabuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN