MENU
klinika

E kthyen vilën në shtëpi bari

Si ra policia në gjurmët e dy vëllezërve në Durrës

24.01.2023 - 11:26

Policia ka treguar si ka marrë indicien për finalizimin e operacionit ku u zbulua një shtëpi bari në Durrës e cila dyshohet se shërbente si bazë për arsenal armësh për llogari të grupeve kriminale.

“Kemi pasur informacione në rrugë operative. Kemi bashkëpunuar me prokurorinë për të finalizuar këtë operacion. Kemi bërë të mundur që pas disa veprimeve proaktive të godasim këtë banesë”, tha policia.

Gjatë hetimeve, policia ka mbledhur prova se armët dhe lënda narkotike ruheshin nga grupet kriminale.

“Nga hetimet dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga anëtarë të këtyre grupeve”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Megaoperacioni “Krahët e krimit”

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Durrës