“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ta kuptoj se vuaj nga sëmundja celiake (e zorrës së hollë)?
Mjeku: Simptomat variojnë dhe mund të shkojnë e vijnë. Ato mund të jenë shumë të lehta dhe të kalojnë pa u vënë re ose mund të jenë të rënda dhe të kenë impakt të rëndësishëm në jetën e përditshme.
Simptomat:
Gazra, fryrje barku. Këto simptoma vijnë nga pamundësia e zorrës së hollë për të thithur lëndët ushqimore në ushqim. Mund të keni dhimbje të lehtë stomaku, por kjo zakonisht nuk është e theksuar.
Feçe jonormale. Diarreja, feçe të shtuara në sasi, të ujshme, të zbehta, me shkumë, me erë të rëndë hasen shpesh. Feçet mund të përmbajnë sasi të madhe yndyre, të jenë të ngjitshme dhe të vështira për t’u shpëlare nga tualeti. Fëmijët dhe të rriturit shpesh kanë të njëjtat simptoma. Por problemet e zorrës, si kapsllëku, kanë gjasa të ndodhin më shumë tek fëmijët.
Humbje në peshë. Të rriturit dhe fëmijët mund të kenë humbje të pashpjegueshme peshe me gjithë oreksin normal. Fëmijët më të vegjël mund të mos shtojnë në peshë dhe rriten normalisht. Kjo gjë quhet pamundësi e rritjes së kënaqshme.
Lodhje dhe dobësi trupore. Sëmundja celiake mund të shkaktojë mungesë të energjisë dhe fuqisë. Ndonjëherë mospërthithja e duhur e lëndëve ushqimore shkakton lodhje dhe dobësi trupore.
Të vjellat. Disa njerëz mund të kenë të vjella pasi hanë gluten. Kjo është më e prirur të ndodhë tek fëmijët sesa tek të rriturit.
Probleme të tjera
Anemi e pashjegueshme: numër i ulët i rruazave të kuqe që shkakton anemi
Ndryshime të sjelljes: irritueshmëria është e zakonshme tek fëmijët
Mpirje shpuese e këmbëve: nga dëmtimi i nervave
Dhimbje kockash apo kyçesh
Krampe muskulare
Vonesë në rritje tek fëmijët apo zhvillimi tek foshnjat
Plagë të zbehta në gojë, të quajtura ulcera aftoze
Skuqje me kruarje e lëkurës që quhet dermatit herpetiform
Osteoporozë, sidomos në moshat e reja
Nivel i ulur i hekurit në gjak
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.