MENU
klinika

Prioritetet kryesore, ja ku do jetë fokusi

Suedia merr presidencën e radhës të Këshillit të BE

01.01.2023 - 13:34

Suedia merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së nga Republika Çeke më 1 janar.

Suedia, e cila do të mbajë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian deri më 1 korrik, ka identifikuar çështjet që do të ketë prioritet gjatë mandatit të saj.

Sipas dokumenteve të përgatitura nga presidenca suedeze, siguria, konkurrueshmëria, mjedisi dhe tranzicioni energjetik, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit do të jenë temat kryesore.

“Suedia po merr presidencën në një kohë kur Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedentë. Një Evropë më e gjelbër, më e sigurt dhe më e lirë është baza e prioriteteve tona”, tha kryeministri Ulf Kristersson.

Vendi do t’i japë përparësi vazhdimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën dhe beson se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE gjithashtu duhet të mbështetet dhe të ndërmerren hapa të mëtejshëm për rindërtimin e vendit.

Duke iu referuar rëndësisë së situatës së sigurisë në Ballkan, tha se stabiliteti dhe siguria në Mesdheun Lindor janë në interesin strategjik të BE-së.

Suedia beson gjithashtu se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet reciprokisht të dobishme me Turqinë janë të rëndësishme për interesat strategjike të BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në krizën më të madhe të Europës...

BE: Me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

Planet dhe axhenda e Merkelit

Ç’pritet nga presidenca gjermane e BE?