MENU
klinika

Kryesuese e re e BE-së

Suedia: Në fokus do të kemi Ballkanin!

02.01.2023 - 13:22

Ballkani do të jetë një nga prioritetet e Suedisë, e cila në ditën e parë të 2023-shit mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Europian, që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Kjo përbën të tretën herë që ky vend do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, Suedia e ka pasur kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009. Duke folur rreth përparësive të vendit të tij në krye të bllokut europian, kryeministri suedez Ulf Kristersson, tha se do të punojë për një “Europë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“.

Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën. “Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, thuhet aty. Burime diplomatike në Bruksel pohojnë se Suedia do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.

Ajo premton të vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Europian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, theksohet në dokumentet suedeze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prioritetet kryesore, ja ku do jetë fokusi

Suedia merr presidencën e radhës të Këshillit të BE


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi