MENU
klinika

Zbulohet arsyeja

“Tesla” me një strategji të re: Ulen çmimet e automjeteve

14.01.2023 - 13:22

Ndërsa gjithnjë e më shumë kompanitë e mëdha të prodhimit të makinave ofrojnë modele bashkëkohore makinash elektrike, Tesla ka vendosur të ulë çmimet e automjeteve të saj na të gjithë botën.

Ulja e çmimit mund të jetë deri në 20% në disa raste dhe vjen pasi Elon Musk paralajmëroi për një recesion të afërt global dhe norma më të larta interesi.

Pra, ulja e çmimeve është e vetmja mënyrë për të mbështetur rritjen e fitimeve.

2022 ishte viti më i keq për aksionet e Tesla-s, kryesisht për shkak të të blerjes së Tëiterr-it nga Musk dhe rritjes së ngdaltë të kompanisë së tij në Kinë.

Rënia e çmimeve goditi fillimisht Azinë, më pas Europën, SHBA-në, Lindjen e Mesme dhe më pas Afrikën.

Ata që blenë së fundmi një Tesla, duke përfituar nga zbritjet e kompanisë, nuk kanë mirëpritur uljen e çmimit. Në fakt, në Kinë, klientët protestuan para qendrave të shpërndarjes Tesla, duke kërkuar dëmshpërblim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të rifillojë rritja e saj?

Çmimi i aksioneve të Tesla-s rra me 17%