MENU
klinika

Studiuesit japnin këshillat e tyre

Tri rregullat që duhet të zbatoni për të pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur

10.01.2023 - 12:37

Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën tuaj. Për këtë duhet të zbatoni tri rregulla që në dukje janë shumë të thjeshta: ushtroni rregullisht, mënyra e të ushqyerit dhe gjumi cilësor.

Nëse zbatoni këto tri rregulla do të mund të reduktoni stresin, do të përmirësoni gjumin, do të rrisni imunitetin, do të ulni inflamacionin, do të rrisni forcën dhe lëvizshmërinë e muskujve, do të rrisni fuqinë e trurit dhe disponimin, luftoni sëmundjet dhe më shumë. Me pak fjalë tri rregulla janë çelësi i të pasurit një jetë të gjatë dhe të lumtur.

1. Ushtroni rregullisht

Vite më parë një mjek më tha: “Nëse ka një gjë në jetë që mund të bësh për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, është stërvitja. Njerëzit që janë fizikisht aktivë për rreth 150 minuta në javë kanë një rrezik 33% më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet sesa ata që janë fizikisht joaktivë,” thotë organizata kryesore shëndetësore e vendit tonë.

Le ta zbërthejmë këtë: Nëse ngriheni dhe lëvizni për 21.43 minuta çdo ditë të javës, ju ulni rrezikun e vdekjes. Vetëm ecja me një ritëm të moderuar ka treguar se përmirëson funksionin njohës, kontrollon peshën, zvogëlon rrezikun për sëmundje dhe forcon kockat dhe muskujt. Ka mundësi ushtrimesh edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Disa përfitime të ushtrimeve janë të menjëhershme: Pasi të keni mbaruar 30 minuta aktivitet fizik, do të keni më pak ankth, presion më të ulët të gjakut dhe më shumë ndjeshmëri ndaj insulinës dhe do të flini më mirë natën.

Përmbushni 150 deri në 300 minutat e rekomanduara në javë për të rriturit me ushtrime me intensitet të moderuar të tilla si ecje e shpejtë, kërcim, biçikletë, tenis dhe gjimnastikë në ujë dhe përfitimet rriten.

2. Ushiqme me bazë bimore

Ju mund të shtoni deri në 13 vjet në jetën tuaj nëse hani pak mish të kuq dhe të përpunuar dhe më shumë fruta e perime, bishtajore, drithëra dhe arra, sipas një studimi të publikuar në vitin 2022.

Përfitimet më të mëdha në jetëgjatësi u gjetën nga ngrënia e më shumë bishtajoreve, të cilat përfshijnë fasulet, bizelet dhe thjerrëzat; drithërat e plota, të cilat janë e gjithë fara e një bime; arrat, bajamet, dhe fëstëkët, sipas studimit.

Nëse keni nevojë për ndihmë me recetat dhe zgjedhjet e ushqimit, ka disa dieta të shkëlqyera me bazë bimore që mund të ndiqni. Dieta DASH është e njohur për efektin e saj në ndalimin e hipertensionit, është treguar se redukton presionin e lartë të gjakut dhe merr vlerësime të larta. Po kështu edhe dieta MIND, e cila fokusohet tek ushqimi për të ngadalësuar humbjen e kujtesës, dhe dieta fleksitare, një dietë vegjetariane.

3-Gjumi cilësor

Ju mund të zgjidhni të bëni më shumë stërvitje ose të hani më shëndetshëm, por trupi juaj do të kërkojë gjumë. Sasia dhe cilësia e tij, është nën kontrollin tuaj. Varësisht nga mosha juaj, supozohet se duhet të flini nga shtatë deri në 10 orë çdo natë. Orë më të pakta gjumi lidhen me problemet si presioni i lartë i gjakut, sistemin e dobësuar imunitar, shtimin në peshë, mungesën e libidos, ndryshimet e humorit, paranojën, depresionin dhe një rrezik më të lartë për diabetin, goditjet në tru, sëmundjet kardiovaskulare, demencën dhe disa lloje kanceri.

Të flini më pak mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes. Në një studim u zbulua se ata që reduktuan gjumin e tyre nga shtatë në pesë orë ose më pak në natë kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga të gjitha shkaqet, veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare.