MENU
klinika

Iu rrëfeu krimin fëmijëve në telefon

Tronditet Gramshi/ Burri qëllon për vdekje gruan dhe vëllain e tij

27.01.2023 - 18:23

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në fshatin Tervol të Gramshit, si pasojë e një konflikti në familje. Paraprakisht, bëhet me dije se burri ka qëlluar për vdekje me sende të forta bashkëshorten dhe më pas të vëllanë e tij.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, si dhe prangosjen e autorit. Burimet bëjnë me dije se ai është Xhevit Sinani, 75 vjeç, ndërsa i vëllai që ka mbetur viktimë quhet Shaqir Sinani.

Ndërkohë, bashkëshortja e autorit 75 vjeçar që ka humbur jetën quhet Zeqine Sinani. Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj, ka tronditur fqinjët dhe gjithë opinionin publik.

Raportohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë. Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse autori është arrestuar apo ka mundur të largohet nga vendngjarja.