Në spitalin rajonal të Vlorës rreth 80 pacientë kërkojnë ndihmë ccdo ditë për simptoma gripale.
Sipas mjekes infeksioniste Arsilda Gjataj të prekur nga virozat janë jo vetëm moshat e mëdha, por dhe të rinjtë e fëmijët.
Ndërsa nga 80 vizitat, rreth 12 marrin shërbim hospitalor.
“Nga këto mesatarisht mund të shtrohen 7-8 raste në klinikën e sëmundjeve efektive. Në shërbimin e patologjisë shtrohen mesatarisht 10-12 raste me temperatura të larta rezistente dhe komplikacionet respiratore. Ditë-qindrimi është mesatarisht 4-5 ditë”- shprehet mjekja Gjataj.
Por nuk kanë munguar dhe rastet kur pacientët janë nisur për shërbim të specializuar për në spitalin Shefqet Ndroqi në tiranë.