MENU
klinika

Reagimi i familjes së të ndjerit

Vdekja e të riut me ngjyrë, policia shpërbën njësinë speciale “Scorpion”

29.01.2023 - 11:05

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale “Scorpion”, pasi oficerët e saj akuzohen për vrasjen e të riut me ngjyrë Tire Nichols.

Akuzat janë ngritur pas publikimit të videos në datë 7 janar, ku oficerët e njësisë speciale shihen duke rrahur Nichols, shkruan BBC.

Në një deklaratë për mediat, departamenti i policisë tha se është në interesin e të gjithëve që njësia të çaktivizohet njëherë e mirë.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë të përshtatshëm dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit.

Njësia u lançua në tetor 2021 me fokus në krimet me ndikim të lartë, të tilla si vjedhjet e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat.

Pesë oficerët e kësaj njësie Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith u pushuan nga puna javën e kaluar. Ata u lanë në paraburgim të enjten.

Avokatët e Martin dhe Mills kanë thënë se klientët e tyre do të deklarohen të pafajshëm.