MENU
klinika

"Më shiti kokainë të prishur"

Vrau ‘amerikanin’, dëshmia e shqiptarit para gjykatës greke

29.01.2023 - 10:33

Zbardhet dëshmia e 38-vjeçarit shqiptar i cili vrau pak ditë më parë në Greqi një 47-vjeçari të njohur si “amerikani”.

Sipas mediave greke ai është shprehur se viktima i kishte shitur kokainë të prishur dhe e kishte dërguar më pas në spital.

Autori akuzohet për vrasjen e ndodhur në datën 29 Janar në Kalamatë. Tashmë pritet që gjykata të marrë vendimin ndaj tij pas rrëfimit të ngjarjes së rëndë.

Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin 22-vjeçar, ndërkohë që dy shtetas grekë po hetohen nga autoritete për dëshmi të rreme në lidhje me këtë ngjarje.