MENU
klinika

Ja çfarë ka deklaruar Taulant Balla

Zgjedhjet e 14 majit/ PS zgjedh kandidatin për Vlorën?

24.01.2023 - 17:47

Zgjedhjet e 14 majit kanë ndezur motorët tashmë të partive politike.

Nga kampi i PD-së janë mësuar edhe emrat e kandidatëve që do të garojnë me 14 maj, ndërsa nga socialistët, vetëm disa.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka lënë të kuptohet sot, se e kanë zgjedhur kandidatin e PS-së për Bashkinë Vlorë, teksa ka folur për sondazhet.

“Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që kandidatët tanë do të jetë kryetarët e ardhshëm të bashkive. Ne për këtë nuk mund të konsultohemi vetëm brenda familjes sonë, por duhet një konsultë më e gjerë me të gjithë komunitetin ku kryetarët e bashkive kanë detyrën dhe përgjegjësinë për të shërbyer.

Nuk njoh metodë më të mirë sesa sondazhi për të kuptuar vlerësimin për punën e bërë dhe atë që është arritur. PS gjithmonë një nga rezultatet më të mira në shkallë kombëtare e ka në Vlorë, kështu kandidati do t’u përgjigjet kërkesave të votuesve të nderuar të Vlorës”, ka thënë Balla.