MENU
klinika

Asnjë gjurmë nga 26-vjeçari

Zhdukja misterioze e Mateo Likajt

16.01.2023 - 11:11

Prej ditës së dielë nuk ka asnjë gjurmë të 26-vjeçarit Mateo Likaj. Mjeti ku i riu udhëtonte është përplasur me parmakët e Urës së Mbrostarit, ndërsa nuk dihet nëse makina ka rënë në ujë, apo është larguar nga vendngjarja.

Gjatë ditës së djeshme palombarët e RENEA kanë kryer kërkime në Seman, por s’kanë gjetur asnjë shenjë që mjeti mund të ketë rënë në lumë.

I riu e kishte marrë makinën me qira, ndërsa mësohet se mjeti nuk ka qenë i pajisur me GPS, ç’ka bën të vështirë gjetjen e tij.

Kanë qenë familjarët e të riut që kanë ngritur alarmin, pasi humbjes së kontakteve me 26-vjeçarin.

Të njohur të Mateo Likajt janë marrë në pyetje nga policia për të zbuluar kontaktet e fundit që ai ka pasur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN