MENU
klinika

Statistikat e përballjeve Kremoneze-Inter

Zikaltërit, 13 transferta radhazi duke pësuar

28.01.2023 - 18:36

Interi do të luajë në transfertë me Kremonezen në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Seria A. Ja disa nga statisitikat e përballjeve mes dy ekipeve.

– Interi është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje kundër Kremonezes në Serinë A: 12 fitore në 15 ndeshje, me bilancin që plotësohet nga 2 barazime dhe 1 fitore e grikuqve (që daton në 10 maj 1992).

– Pas një barazimi në ndeshjen e parë në shtëpinë e grikuqve në Serinë A (0-0 më 30 mars 1930), Interi fitoi të gjashta ndeshjet e radhës në transfertë kundër Kremonezes. Në Serinë A takimi i fundit mes skuadrave në “Xhovani Zini” daton në 6 prill 1996 (2-4 në favor të zikaltërve).

– Kremoneze është bërë skuadra e dytë e ngjitur në Serinë A që nuk arrin të fitojë asnjë prej ndeshjeve të fazës së parë (pas Veronës në 2015-2016). Vetëm një ekip i sapongjitur në historinë e kompeticionit nuk arriti të gjente asnjë sukses në 20 javët e para të sezonit (Ankona në 2003-2004).

– Pas humbjes 0-1 kundër Empolit në javën e fundit, Interi mund të shkojë në dy ndeshje radhazi pa gjetur golin në kampionat për herë të parë që nga shkurti 2022 (kundër Sasuolos dhe Xhenoas).

– Interi i Simone Inzagit ka pësuar gol në 13 ndeshje radhazi në Serinë A jashtë fushe. Për zikaltrit kjo është seria më e gjatë që nuk e ruan portën të paprekur në transfertë në Serinë A që pas vitit 1988 (18 nën drejtimin e Trapatonit).

– Kjo ndeshje vendos përballë sulmin më të mirë të 30 minutave të para të ndeshjes në Serinë A 2022-2023 (13 gola për Interin) dhe mbrojtjen më të keqe të këtij intervali kohor (13 të nga Kremoneze).

– Interi ka humbur gjashtë ndeshje në një fazë të parë të Serisë A për herë të parë që nga 2016-2017. Kjo është gjithashtu hera e parë për Simone Inzagin, pasi kurrë nuk kishte humbur më shumë se pesë ndeshje në 19 javët e tij të para në kampionat si trajner.