MENU
klinika

Skenaret në “oborrin” e Erdoganit

A do t’i shtyjë tërmeti zgjedhjet në Turqi?

15.02.2023 - 15:41

Turqia nuk mund të shkojë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit me plagën e tërmetit shkatërrues në jugperëndim ende të hapur.

Kjo është narrativa e promovuar nga zyrtarët e qeverisë ditët e fundit.

Ndonëse zyrtarisht nuk është folur për shtyrje të datës së zgjedhjeve, të cilat janë pikërisht tre muaj nga sot, deklaratat po shtohen.

“Vallj”a u hap nga përfaqësuesi i shtypit i AKP-së në pushtet, Omer Celik, i cili iu përgjigj një pyetjeje të Anadolu-t se “për momentin po luftojmë për të shpëtuar jetë nga rrënojat. Ne e konsiderojmë gabim të madh të flasim për zgjedhjet.”

Ai i bëri edhe më të qarta qëllimet e zyrtarit të AKP-së kur i tha Reuters: Imagjinoni sikur të shkojmë në Hatay dhe qytete të tjera dhe të ngremë qendra votimi? A është e mundur kjo? Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Duhet të ketë një shtyrje.

Ai vetë duket se e favorizon nëntorin si periudhën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve “që populli të shërojë plagët”.

Fallout From Turkey Earthquakes Raises Pressure on Erdogan as Death Toll  Tops 41,000 - WSJ

Bulent Aris i AKP-së kërkoi gjithashtu një shtyrje (pa sugjeruar një datë) në mënyrë që shteti të fokusohej në trajtimin e fatkeqësisë. Ai sugjeroi gjithashtu që të ketë një ndryshim në Kushtetutë për mundësinë e shtyrjes për shkak të tërmetit.

Megjithatë, askush nuk mund të injorojë mundësinë e shtyrjes si një përllogaritje cinike nga Tayyip Erdogan për të blerë kohë dhe për të siguruar fitoren në ndeshjen e radhës politike.

Opozita duhej të shpallte këto ditë emrin e kandidatit të saj kundër Erdoganit, por tërmeti ndryshoi tërësisht prioritetet. Megjithatë për skenarët e shtyrjes deklarojnë kategorikisht të kundërtën. Presidenti i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, theksoi se: Nuk u japim asnjë ditë të vetme më shumë në psuhtet. Mos kini frikë nga zgjedhjet. Ose më mirë kini frikë, zgjedhjet do të bëhen në kohë!