MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të rishfaqet psoriasis?

22.02.2023 - 11:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam psoriasi, përdor një xhel që më ka dhënë doktori. Dua t’ju pyes dhe juve, është një sëmundje e lëkurës që ikën mbas mjekimit apo ka mundësi të dalë prapë?

Mjeku: Psoriasis është një patologji autoimune kronike, në përgjithesi e trashëgueshme e cila mund të mbahet nën kontroll por nuk zhduket asnjëherë plotësisht. Kjo sëmundje prek lëkuren, thonjtë dhe skalpin e kokës. Ka disa faktorë që e acarojnë ose japin shpërthime të reja si: Infeksionet e ndryshme dhe kryesisht ato të grykëve,stresi emocional dhe fizik, përdorimi i pijeve alkolike,disa medikamente.

Elemente psoriatike shfaqen në zonat ku vritemi, gërvishtemi ose në plagët postoperatore (fenomeni Koebner).

Patologjia ka mjekime specifike dhe kryesisht mjekime lokale, të cilat gjithmonë duhen të merren me rekomandim të mjekut dermatolog, në varësi të gjendjes, moshës dhe reagimit të patologjisë ndaj mjekimit. Në rastet kur patologjia është e përhapur përdoren mjekimet sistemike që kanë dhe efekte anësore, ndaj fillohen në përgjithësi në kushte spitalore për të parë reagimin e organizmit ndaj tyre. Së fundmi dhe në Shqipëri trajtimi i psoriasisit bëhet dhe me medikamente biologjike të cilat kanë më pak efekte anësore, por edhe përdorimi i tyre kërkon ndjekje të rreptë spitalore të pacientit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.