MENU
klinika

Pas fitores në Festivalin e RTSH-së

Albina Kelmendi jep intervistën e parë

03.02.2023 - 11:33

Albina Kelmendi, zbulon detaje për rrugën drejt Eurovizionit.

Ajo ka zbuluar se kënga “Duaje”, do të prezantohet në gjuhën shqipe. Po ashtu ajo tregon se veshja do të ketë motive tradicionale shqiptare. Albina ka treguar se viti që sapo lamë pas i ka sjellë suksese si në karrierë, ashtu edhe në jetën private.

Secili artist e synon një sukses të tillë sepse kjo mbetet vulë gjatë gjithë karrierës andaj normalisht kur fiton një cmim kq të rëndësishëm, përvec kënaqësisë dhe lumturisë që e ndjen cdo artist është dhe përgjegjësi e madhe sepse publiku kërkon dicka më të vëcantë. Si familje e kemi pasur si ëndërr të dilnim me një këngë e gjithë familja.

Nuk është hera e parë që paraqitemi si familje por në një festival të tillë është hera e parë. Gjithcka ka qenë spontane, që ng momenti që jemi takuar me kompozitorin, ftesat që i kam pasur me konkuru në festival nuk e kam ndjerë veten shumë mirë në ato projekte edhe e kemi fillu me shumë qejf projektin me kompozitorin e tekstshkrusin Enis Mullahin edhe Erjona Rushitin, por në momentin kur kemi marrë demon e këngës sepse dëshira jonë ka qenë të bëhej një këngë për gjithë familjen dhe temën e kemi pas ditur prej fillimit cfarë teme do të jetë.

Përderisa po paraqitemi si familje, kjo dëshirë na u ka plotësuar edhe me një sukses të jashtëzakonshëm. Kjo do të mbetet një nga kujtimet më të mira për familjen tonë. Duke parë që kënga “Duje”, po këndohet edhe nga shtete të ndryshme, duke parë si kanë reaguar publiku i gjerë në mbarë botën pritshmëritgë sigurisht i kemi dhe të mëdhaja ne urojmë vec prezantimi ynë me qenë në mënyrën më të mirë në mënyrën më dinjitoze dhe besoj se suksesi nuk mungon asnjëherë.

Albina Kelmendi me këngën “Duje”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në EurovisionPërderisa po shkojmë ta përfaqësojmë kombin tonë kënga do të këndohet në gjuhën shqipe- përfundoi Albina Kelmendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më keni vrarë artistikisht dhe psikologjikisht”

Këngëtari shpërthen keq ndaj “Festivalit të Këngës”


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?