MENU
klinika

26 efektivë nën hetim, 6 në pranga

AMP ‘shkrin’ Portin e Durrësit

22.02.2023 - 10:57

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërhyrë në Portin e Durrësit, duke çuar për ndjekje penale 26 punonjës, përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit që punojnë në port. 6 prej tyre mësohet se janë vënë në pranga, ndërsa 20 të tjerët do të paraqiten sa herë të caktohet nga Gjykata deri në përfundim të hetimeve.

Bëhet fjalë për një rast korruptiv në port, ku të favorizuar, thotë AMP-ja janë personat me rekorde kriminale, apo të kërkuar që me anë të pagesës ata mundin të kalojnë kufirin dhe t`i shpëtojnë ndjekjes së policisë. Në fakt, Porti i Durrësit prej vitesh është kthyer në portën hyrëse dhe dalëse jo vetëm të personave me rekorde kriminale, po edhe e tonelatave të hashashit dhe të kokainës.

REAGIMI I AMP
Gjashtë inspektorë policie të Pikës Kufitare të Portit të Durrësit janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 50-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën Shengen. Ata janë Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore” për 20 të tjerë, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ata kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të Policisë të përmendur më lart. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Ekzekutimi i masave të sigurimit u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

EFEKTIVËT E ARRESTUAR
1- Inspektor Kalosh Sula, 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
2- Inspektor Luan Çelaj, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
3- Inspektor Marsel Farruku, 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës
4- Inspektor Naim Kadrimi, 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
5- Inspektor Isametin Vranezi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
6- Inspektor Eduart Matmuja, 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin