MENU
klinika

Shkrirja e 6 Gjykatave të Apelit

Apeli nis punën/ Janë ende 25 mijë gjyqe që nuk kanë një datë të përcaktuar

03.02.2023 - 17:58

Nga 32 mijë dosje që u mblodhën të gjitha në një të vetme, në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, për vetëm 2000 prej tyre dihet data e gjykimit.

Për 30 mijë të tjera u mësua vetëm emri i relatorit që do të drejtojë shqyrtimin gjyqësor. Një prej tyre është edhe çështja më e diskutuar e të djathtëve e njohur si çështja e vulës ku për shkak se trupa gjyqësore e mëparshme nuk kishte caktuar ende një datë gjykimi, edhe ajo u rishqyrtua elektronikisht duke i rënë  gjyqtares së apelit Elona Mihali.

Shortimi publik që përzgjodhi gjyqtarët u vëzhgua nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Ndërkohë, në aplikim të hartës së re, nga shkrirja e 6 Gjykatave të Apelit dhe funksionimi i tyre si një e tillë në Tiranë, ka sjellë edhe problemet e para.

“S’ka ambiente, unë po pres një gjyq që ka nisur që në dhjetë dhe ende spo zhvillohet”, thotë avokati Roland Islami.

Unë do të bëj më të kripur faturën financiarë për klientët”, thotë një tjetër avokat.

Por për qytetarët ka vetëm një problem, pritja me vite të tëra!

“Nuk kam besim, nuk po gjej zgjidhje, kam pesë vite që pres”, thotë një qytetar.

Pas vetting-ut, sfida më e madhe për gjyqtarët e apelit është stoku i dosjeve, pasi numërohen 32 mijë të tilla. Pasi të lënë dhomën e këshillimit dhe të dalin në tribunën e drejtësisë gjyqtarëve u duhet të japin drejtësi pa e mohuar, ndonëse shprehja thotë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Qytetarët e dinë në të vërtetë se çfarë drejtësie po jepet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjyqësori ka pavarësi absolute, por politika nuk hesht gjithmonë…"

Stoku i dosjeve, kryetarja e KLGJ: Do rrisim numrin e punonjësve

Transferohen mijëra dosje në kryeqytet

Të gjitha gjykatat e Apelit bashkohen në një të vetme!

"Ç’punë ka avokatia me këtë?"

Harta e re Gjyqësore/ Ngjela u del kundër avokatëve