MENU
klinika

"Po vutë kushte, s’ka takim!"

BE “nxehet” me Kosovën e Serbinë

10.02.2023 - 13:32

Entuziazmin e një dite më parë të shefit te politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell për një takim në Bruksel brenda disa javësh me krerët e Kosovës dhe Serbisë, e frenuan pak më vonë zyrtarë të bllokut që folën në kushte anonimiteti për REL.

Sipas tyre, ka një pengesë të madhe në caktimin e datës së takimit dhe ato janë deklaratat publike të të dy liderëve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ku paraqesin paraprakisht kushte për një përballje të tillë.

Burimet insistojnë se mbajtja e raundit të ardhshëm të bisedimeve do të varet nga fakti varet nëse liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të “pajtohen për datën e agjendës së parë”, siç thonë ata, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Vuçiç u shpreh më herët se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ndërkohë në 6 shkurt, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, ndërsa javën që shkoi, shpalosi gjashtë kushte për formimin e kësaj bashkësie.

Si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja e kanë rritur ndjeshëm trysninë ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës u shpreh në 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në përputhje me Kushtetutën, por sipas saj, ekziston mundësia që ato të harmonizohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN